August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I nxehti lot

Kur do të shprehesh dhe s’mundesh dot
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Kur dhimbja, brenga të pushton
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Kur të fyejnë kot dhe ngërçi të pushton
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Kur tjetri për sport kot të ofendon
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Të shkel me këmbë, ashtu i intereson
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Të mban mbas kuintave kur loja fillon
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Të bën ta besosh dhe befas harron
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Jeta mbushur me krokodilë e gjarpërinj plot
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Gjuhë të helmatisura që flasin kot
Gëlltit dhe sot të nxehtin lot

Bardha Mançe

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com