August 28, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I VETMUARI

Ai para mesnate bredh tutje e tëhu,
me bezdi ndez llullën
vjell tym
kur të gjithë oxhaqet
e shtëpive të mëdha
janë shuar.

Me sy tigri
sheh tutje
një copë yll që këputet në bel,
rrudh ballin
dhe s’nuhat gjahun.

I vetmuari
thith freskinë
e natës së majit,
ec pa ndërruar trotuarin
shtruar me gurë,
kall llullën përsëri
ulet pupas afër një furre buke,
shollënit
dhe gjumi nuk e ndjell.

Ai vë gishtin në tëmth
dhe mbushet me aromë buke.

Ca pika loti të vala
i rrëshqasin
mbi lëkurën zhubrosur,
kujton duart e buta
të nënës
e të gruas së fisme.

I vetmuari
vazhdon udhën,
thith tymin e duhanit
deri në palcē
dhe nuk e përbuz hijeshinë
e natës së majit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com