August 6, 2024

Kushtuar bashkëshortit tim – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kushtuar bashkëshortit tim

Ditëlindje ndryshe këtë vit
*****************
I dashur …
Buzën nuk munda dot ta puth
për ditëlindjen tënde.
Të them të drejtën u trishtova pak,
nuk e fsheh.
Një pikëz loti nga syri im ra
Ti e pe,nuk të shpëtoi ky detaj
ule sytë dhe vehten se dhe .

Ditëlindje ndryshe këtë vit .
Tavolina shtruar me modesti
Atmosfera jo si ngaherë
Torta rrinte mes tavoline si jetime .
Largë njëri tjetrit uronim gëzuar
Në heshtje të plotë pinim gotën me verë

Të përkohshme janë,këtë e di
I ëndërroj të gjitha të bukurat
Të bukurat që dalin nga zemrat tona
Të bukurat e netëve plot shkëlqim
Dhe ecim të heshtur fare ,
Me hënën dhe yjet udhëtare

Vështrimi im e njeh tashmë botën
Që përtërihet dhe që ka fenomenin dashuri.
Mes vetmisë së njeriut dhe shkretëtirës së qytetit
Tani s’qëndron veç një tortë !

Sherife Malo Allko
02.05.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com