Ky qytet… – Adriatik Jaçe
Ky qytet…
Në këtë qytet,të njohin me pallton që ke veshur.
Me ecjen tënde,rrugëve që pa gdhirë…
Këtu të njohin nga aroma e parfumit….
Nga era e gjellës,që gatuhet në guzhinë
Këtu,ti dinë hallet dhe gëzimet.
Ta dinë orarin,pa dalë nga shtëpia.
I qetë e paqësor në dukje…
Por zorrët e barkut,ja shqyen babëzia.
Në këtë qytet e bukur është çdo stinë.
I bukur dielli,kur bie mbi luginë.
Këtu të ëmbla këngët sazet
Dhe dasmat s’kuptohen pa dollinë.
Këtë qytet e qull një lumë..
Një mal i lartë ja gris çatinë
Mjergulla kur bie,përton të largohet.
Tymrat e dimrit,petavrat ja nxijnë.
Në këtë qytet filizat po rrallohen…
E letra posta,dërgon me duzinë.
I pabesi,lëpihet të fërkon krahët..
Kostumveshur ka hipokrizinë.
© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:29.04.2020