Letër Venedikut! – Meti Belaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Letër Venedikut!
Ah–mor bir po poshtë ke ra,
të shkoj jeta tjerët tuj sha.
Veq tuj fy, e poshtnu,
tash ke nisë vet me u anku!
Hapi sytë kthehu realitetit,
mblidhe mendjen afër vetit.
S’mbyllet një popull në qelinë tane,
se s’ka kohë për komisione.
Ai, që do shtëpinë e vet,
afron vëllezërit, me ta bënë–dert.
Derte të zëmres e çdo merak,
i zoti–shpisë pleqnon në konak.
Ndalu i herë mos pshty përpjetë,
se të bie fytyrës e zhytësh vet.
Vëllai–vëllain n’gabim falë,
vetëm kështu shkonë shpija mbarë.
Meti Belaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com