Më fal fjalë – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË FAL FJALË
Që të shtrëngova nganjëherë padashur
Edhe kur muza ime vinte buzëvar
Mejtova se do prekja qiellin me yje
E të vesha me aludim si nëpër zjarr
Do hesht kur nata të vijë me ëndërrime
Të dy bashkë do ulemi galuc mbi vargje
Do të mbyllet kënga e zogut mbi pemë vjeshte
Në pyllin e zogjve harruar dhe loti nëpër parqe
Më fal fjalë lule që të mbështolla me metaforë
Sikur ushtari kur lë dashurën nëpër lot
Kur e grishte Atdheu të rrinte zgjuar në kufi
Në ëndrra vinte si pēllumb i shkruar të deti të përshëndeste me dorë
Oslo, më 2.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com