Mërgimtar – Meti Belaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mërgimtar
O–shqipe mali përmbi dhe,
që rritë zogjtë pa fole.
Me krahë të lehtë ti fluturon,
botën mbarë e shtegton.
O–dykrenor me sy të mprehtë,
në vend të huaj mos mbete shpend!
Se ti je mbreti i lartësisë,
në folenë tënde simboli i lirisë.
O–kthetër fortë,
ti o–shkëmb mali,
përtej deti e oqeani.
Kthehu ti, të thërret vatani,
ktheni shqipet në atdhe,
se s’rriten zogjtë pa–fole.
Meti Belaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com