Nata trishtë vallëzon – Mumin Z. Shutaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Nata trishtë vallëzon
Nga lartë qiellit gri bie shi djegës,
në dritaren e tij lirë vallëzon nata,
ai flet me Mocartin, e gotën thyer,
në dry ndrydhur agimi e psherëtima.
Nata tretur i ka n’gem vajet e bilbilit,
ai shoqëruar me vetminë këngën e tij,
ia përkujtoi trëndafilin dikur e dhuruar,
dehur kohe ngado dhembje-ngushëllimi.
Tipmpani s’e gënjeu piu krrokamë korbi,
errësirës së pangopur ku vriten dashuritë,
koha ndërruar ka fytyrë valsi, hol laviriteti,
zdeshur mbetë vlera n’hone ku mpinë morti.
2020.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com