Në hapin që hedh – Fani Duro
Në hapin që hedh
——————–
Në hapin që hedh, unë shtrij mendimin.
E shikoj mirë vëndin që shkel.
Si gjurm të thell lë arsyetimin.
I bindur në koh, që gjat të ngel!
Nuk ka rëndësi rruga e gjatë
Kur tek vetja ti beson
Në është ftoht apo është vapë
Zoti prap ty të ndihmon!
Ne qoft shi, ndoshta dhe balt
Në qoft diell, në daç dhe pluhur.
Nëse gjithmon kokën mban lart.
Atëher ecën në rrugën e duhur!
Kur ecën drejt në rrugën tënde.
Dhe nuk meresh me të tjerë.
Të gjith do të shikojn me ëndje.
E po të jesh zbathur, s’do të jesh çjerrë!
Nëse ka ferra a’diçka tjeter.
Gjëmba që shpojn, mbase dhe gur
Jet e veshtir, qoft dhe e egër
Para të tjerëve, s’ dorezohesh kurr!
Jeta nuk është baçe me lule.
As trëndafil qe dikush ta fal.
Një rrug e gjat, që po nuk u sule
Brengat dhe hallet te kthehen mal!
Unë këtë rrugë sa shumë e dua.
Në pafundësi tretet shikimi.
Të gjith dhe ju, njëlloj si mua.
Jeta është hap…na pret rrëzimi!
Fani Duro Maj 2020.