Skena pa nje lule (Leze Qenës) – Safete Rogova
SKENA PA NJË LULE
(Leze Qenës)
Leze skena kishte lezet me ty
I jepje shpirt buzëqeshje krenari
Të luaje me ty ishte dhe privilegj
Ai zë i yti o sa do të më mungojë
Në çdo rol ti ishe Lezja e lexuar
E formuar shembull pĕr ne
Të shkriu ikja e hershme e Xhevatit
Monologu është i vështirë
Një ditë vjen dhe lamtumira
Ti lule rolet tua kurorë
Ne pikëllimin kujtimin mirënjohjen
Shëmbëlltyra Leze
Mos më thuaj se ke ikur
Ti je në secilĕn nga ne
Secilin nga ne
E madhja
E pakrahasueshmja
Me dy L
Lejdi dhe Leze
Traditë dhe qytetari
Prirje dhe profesion
Po ti ishe gjithandej në perfeksion
Skenë radio drama estradë film
Gjithkund e palëkundur nga vitet
E paharrueshmja Lezja ime
Mikja ime
Prisja edhe pak ditë vezët e Pashkës të m’i dhuroje
Po pranvera erdhi pa një lule
Prehu në paqe të amshueshme
Lezja ime
Safete Rogova
Prishtinë, 25 mars 2020