Vjeshta e jetës – Avni Skenderaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VJESHTA E JETËS
Shi bie në Tiranë,
Qyteti mori ngjyra gri.
Kjo stinë erdhi e veçantë,
Me virus, diell dhe shi.
Sot ky shi më lagu,
Por u tëhera se të kujtova ty.
Mike më përvëlove së largu,
Si dikur sy më sy.
Befas të bukurat kujtime,
Në kokë më ranë si ky shi.
Jetoj vjeshtën e jetës time,
Vjeshtën e jetës jeton dhe ti.
Avni Skënderaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com