Gjeneralët – Astrit Bulla
GJENERALËT
U nisën gjeneralët me shumë pompozitet,
do shkonin në luftë, uniformat veshur,
atë ditë që u nisën, i përcolli mbreti vetë,
drejt luftës së përbotshme u nisën të qeshur…..
Ata nuk kishin frikë, drejt e në llogore,
luftuan si heronj, heronj ishin vërtet,
nuk u lodhën kurrë, nuk panë kurrë orë,
veten nuk e ndjenë asnjëherë në siklet….
Luftuan kundër armikut, që nuk e shihnin fare,
me orë dhe me ditë, edhe natën rrinin zgjuar,
arritën të fitonin betejën vendimtare,
fitorja e betejës duhej edhe festuar….
Festuan gjeneralët, e kishin merituar,
e fituan betejën bashkë me të tjerë,
ata janë heronj, heronj të paçmuar,
e vranë armikun, por nuk e nxorrën jashtë dere….
TITI….