Harrova – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
HARROVA
Ta përshëndes sot shiun
Që binte në rrugë
Plepat shtatgjatë selvi
Që kanë ngritur kokën
Drejt majeve përpjetë
Ëndërrojnë
Ta prekin qiellin me yje
Mbi lartësi retë
Harrova
Ta përshendës buzëqeshjen
Që rrinte strukur si portret
Në stacionin e pritjes
Harrova
Ta shkruaj vargun
Që thura një stinë
Muzë për Ty
0slo, më 3.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com