Në luginë kam nënë e baba – Hyrije Jusufi
NË LUGINË KAM NËNË E BABA…
Kam mall për rrugën gjarpërore
Që shpien Luginës
Asaj rruge plot hije
Vargmalet marrin frymë e malli i ka marrë për ushtarë lirie
E diku një postbllok që ta ndalë fluturimin
Padrejtësisht!
Ma ndan Atdheun!
Pse po digjen njerëzit e mi
Atje në Luginë
Poshtë atje
Ku po pritojnë të zdirgjen….
Atje në fund ku kryqëzohet Europa!
Po unë po qajë çdo ditë vuajtjen e tim atë…
Pasha plisin e tij
E flamurin e fshehur diku thellë për shekuj
Rilindjen e pritur
E llogarinë e mortalitetit të Serbisë..!
More ju lutem
Bëni diçka për të mirën anë
Për malet e fushat e bukura tona
Trimat e intelektualët e dhënë…
Edhe pse kokë në trung e trup aty i palarë
Era gjak po i vjen
Kurban u bëfsha
E gurin e varrit Jusufoviq mos ma lë
Do të më nxjerr jashtë tradhëtia…
Bën diçka për mua
Mos më shit se çmim nuk do të gjesh
Dhe nëma do të vë lakun në fyt
Do të të gjej në mbretërinë tënde
Shqiponjat do të gjakosin flamurin
E do të therren katër anë bote
Thërret Lugina…!
Luginë e jona
Aty ku marrin frymë babë e nënë
Shkëlqimin e diellit në ballë ta kisha vënë !
Lutje nëne në kupë të qiellit
Jan pa komb edhe pa fe
Deri sa mundem të shkruaj vargje
Ty të dua edhe kështu si je….!
hyrije jusufi
mars 2020.