Në sheshin e Deçanit – Neki Lulaj
NË SHESHIN E DEÇANIT
Fjalën e butë e përkund muza në djepin e shpirtit
E gjumi nga sytë e poetit merr arratinë
Mendimet rrokullisen si orteqet e dimrit
E gjethet vesohen plot jetë kur prekin puhinë.
Mëndafshi i erërave shpurpurish leshrat flamur
Nën rrezet e hënës dridhen varvashkat yjet mbi Lumëbardh
Zbresin në shpirtit vargjet e s’ndalen kurrë
Mbi Bërliq dhe Gllogjan dëshmorët bëhen flakadan.
Koha me fjalën e mekur ikën me trok si tufan.
E vargjet e poetit rreshtojnë shpirtëra të pavdekur
Nga Rrasa e Zogut rrokulliset guri i ndajrjes me flakadan
Sonetet dridhen me emrat që mbeten në shekuj.
Mureve të shpirtit pa dashur rrëshqet një brengë loti
Për currilin e shiut të natës se ftohtë flet
Luani dhe Salihu siç ia hedhin valles me aromë baroti
Në sheshin e Deçanit krenaria e kombit merr jetë.
Si puhijëza të lehta rrinë gjithmonë të zgjuar
Pa e harruar asnjë çast tokënm dhe Trojën….
Në pika vese lirije në lor të shndërruar
Me betimin për të bashkuar me tokën memë Kosovën.