August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një Komb një Gjuhë

Kush na qenka aq qyqar
Që mohon komb e gjuhë të vet
Rroftë thot kombi “kosovar”
Ai trushpërlarë vaj medet!

Nëpër shekuj të historisë
Me komb e gjuhë ishim krenarë
Nën Flamurin e Arbërisë
Të bashkuar; e kurrë të ndarë.

Rilindasit tanë të shtrenjtë
Truri i kombit gjithmonë ishin
Komb e gjuhë thanë janë të shenjtë
Janë t’pa ndarë si thoni me mishin.

Çka s’e bëri dot armiku i vjetër
Po e bëjnë sot ca “gjuhëtarë”
Kanë shpikur një komb dhe gjuhë tjetër.
“gjuhë kosovarishte” e “komb kosovar”!

S’ndahet kombi as gjuha s’prishet
Gjithnjë bashkë ishin gjatë historisë
Mos këput lulen se thahet, vyshket!
Mos t’ja shtojmë plagët Shqipërisë!

Qoftë mallkuar kush qet ngatërrime!
Mjeda i madh kështu pati thënë
Kush përçanë me fjalë e shkrime
Mallkimi i Atdheut ka për ta zënë!

Gegë e Toskë dy krerë të shqipes
Komb e gjuhë kanë veç një emër
Komb Shqiptar e Gjuhë shqipe
Çdo shqiptar i mbanë në zemër!

Lumni Nimani
03. 05. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com