August 5, 2024

Po tretesh si qiri – Kozma Ziou

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po tretesh si qiri

Sa bote e veshtire
ta jetosh mbi toke
duhet te kesh brire
si demat te besh koke.

Beju dhe si luan
qe te hash te tjeret
beju dhe si tiran
te shtypesh te mjeret

Beju dhe si dhelper
qe te besh dredhi
qe te rrosh si mbreter
te vesh ne qeveri.

Pastaj punet vijne vete
me aleatet e tu
te nderrosh flete
nuk do shume tru.

Mos shih kurre mbrapa
si rrojne te tjeret
ata jane ” trapa,,– – – budalle
ata jane te mjeret.

Kap c’fare te kapesh
sa te jesh ne post
edhe syte t’i hapesh
ne do te jesh mbrofte.

C’edo idealin
ja ke nxjerr mallin
vetem mblidh miliona
bli dhe disa prona.

Te rrroje aleanca
me njerez partie
te vem lek ne banga
” dreke,, Shqiperie.

Dhe bota ben habi
me qeveritaret tane
mjere o Shqiperi
kocken po ta hane.

Te tyre i kane bere
male dhe bregdete
Shqiperine te tere
sejcili per vete.

Parimi per qeverrite
te pengojne Evropen
te ruajne pasurite
po se mos u ngopen.

Popull per tollona
nuk kerkon me shume
nje qeske makarona
le te bjen gjume.

Parate t’i mbajme vete
per mudimin tone
ne drejtojme shtet
dhe halle me ton.

Keta njeqind vjet
hajdute cdo qeverri
ky popull vec u tret
me keq se nje qiri.

Me zemren e te ligut
tradhetare dhe pa bese
lepini kembet e armikut
sa t’iu fuse ne thes.

Boll te behesh pasanik
ti sojsez, ” dere e pare,,
i harron burrat fisnik
per qesk po rrin ne radhe.

C’ndryshim ka armiku
a’nuk ngjan si ti?
ti je imi, je dhe me i ligu
kur vjedh pasuri.

Kush njollos historine
shet dhe Shqiperine
kush armiqet i afroi
te na shkombtarizoj?!

Shqiptaret neper bote
per te mbijetuar
atdheu pa zot
lengon i roberuar.

Nuk paska me keq
kur te ha qeni yt
ben sikur t’i ndreq
me keq t’i nxjerr syte.

Hani pini ju cakenj
ju qe ishit te pa brek
jeni ber kaq maskarenj
te babezitur per lek.

Koncesione ne perrenj
kocensione ne spitale
kocensione per lumenj
kocensione neper male.

Slat pa shpikur marifete
jeni bere dhe paqesor
gjetet gjuhen dhe me Meten
me opoziten dore me dore.

Korbi korbit s’ia nxjerr syte
sa bukur e gjetet fjalen
kur nje kocke po te mbyt
bashk me shoke e nxjerr halen.

Eshte shpirti i vrerosur
eshte zemra e plagosur
eshte nderi qe ia kan marre
Eshte atdheun qe hiqet zvarre.

Edhe tundeni ne kuvend
” qani,, per popullin qe po vuan
te pa shkoll shisni dhe mend
mbet’ kosherja e ndoqet zgjuan.

KZA3520324

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com