August 3, 2024

Puthi në ballë vargun tënd…! – Hyrije Jusufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PUTHI NË BALLË VARGUN TËND…!

Të pashë të vetmuar një ditë
Heshtur
Symekur , thellosur në hiç
Shpirti psherëtinte të ngrisë lart
Se ashtu çdoherë kisha vepruar
E desha besimin e miqëve
Që më rrethuan
Mendoja se ish çdo gjë gatuar…

E po ti e njeh mirësinë e dlirë
Do të pres edhe verën e fundit një ditë
Po edhe ditën e minutin fundit që ikë
Bashkë me emrin tim…

Nuk do të jem
Nuk do më sheh asnjeri në erën pa zë
Tornado do ta doja
Ti
Që padyshim don të mi shohësh sytë
Për së fundi herë..,
Nuk e di
Do jem verbuar nga pabesia
E fyer nga fjala
Braktisur për të renë që zjarrë ngjallë
Epitetin ,,shterrpë,, ballit
Djegur Hiroshim bërë
Përvëluar gurë qereçi…

Ah
Do ti kërkosh ndjesë kohës që e kurseve
Do pezmatohen dashuritë shpirtit
Më bëri mirë
Më dha të gjitha Hënë e Diell
Fajësia nuk murohet
As vorroset
Tërbuar helmuar shkronjash
Kërkoi prehrin që të prehet e qetë ….!

Puthi çdo fjalë që e shkrove për mua !
Shplarat e kohës i mbulon heshtja e natës
Ankth e nismë
Nuk dua të shoh muresh në dry

Të lutem më dergo ëndrrën tënde …!

h.j.
Zürich
Shkshz

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com