August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AJO DHE KËNGA SHQIPE

(Shahindere Bërlajolli – Stafaj, postmortem)

Pena ime n´stinë pranvere,
që ndjenë dhimbje e ndjenë mallë,
m´përmallove edhe k´saj here,
një ikonë iku, por rron e gjallë!

Kânga ime, m´thuej çka t´lodhi,
që hareshëm nuk po jehon?
Ah, paska ikur Diva Bërlajolli,
Shahinderja e Shqypnisë tonë!

Po moj Zonjë, po kush s´të njohu,
ty që mbete Legjendë e Kângës?!
Ai këndim fort zemrat na i ngrohu,
n´G´juhën Shqipe, n´Gjuhën e Nânës!

Dhe u rritëm me kângën tënde,
gjenerata t´shumta shqiptare,
do të mbahesh përjetë n´mbamëndje,
në një Kapitull t´Kronik´s Kombëtare!

Po me dhimbjen, çka t´bëjmë sot,
për k´të ikje tënden fizike?!
Mos ta lëmë kângën të derdhë lot,
se Ti dhe Kânga jeni Jetike!

Është një Komb dhe një Etni,
që për Ty nderimet i mblodhi,
një Kunorë Nderi në Përjetësi,
Dhuratë Divës Shahindere Bërlajolli!

Rrnofsh përjetë ti bashk me këngën,
se nuk ka vdekje që vret artisten,
vdekja vetes ia bëftë gjëmen,
e marrtë veten dhe arratisjen!

Lamtumirë jo nuk do t´thëmi,
veçse TUNGJATËJETA në Përjetësi,
Zonjë e Madhe, kudo që jemi,
do ta kem´ kângën bashk me Ty!

Mentor Thaqi
03 Maj 2020
(drejtpërdrejt)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com