August 9, 2024

Moj molle e kuqe – Kozma Ziou

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Moj molle e kuqe

Une per ty e jap rinine
te me falesh dashurine.
Je si dite ndaj te aguar
kanarinë me sy te shkruar

Bobo, c’me dridhen keto duar
kur hedh syte ne kraharuar.
Sa je rritur, dhe ke ndryshuar
ti te vret, dhe pa luftuar.

Kur s’me del, dita eshte boshe
po me c’mend, moj sy laroshe.
Nuk te pyeta, c’do me thoshe
me buzet e tua me joshe.

Te ishe vere te te pija
syri te me conte shkendija.
Kur me ndez, me ve ne hall
me jep shprese e me mban gjall.

Ndalu pak, te them te dua
te prek flok dhe gjer ne thua
te marr shpres nga goja jote
te kem driten e kesaj bote.

Moj molle e kuqe, e pa ngrene
te rrojme bashke, zoti ka thene
nje si yll dhe nje si hene
ne qiell dhe toke, ku jemi zene.

316KZA25420

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com