Sublimja ma e bukur e dashnis – Ragip Dragusha
Sublimja ma e bukur e dashnis’
Ka kene e bukur, u ba e përdal’
Dhënia e dorës, duke t’pre në besë.
Gjesti ma fisnik u kthye në mall’
Që shitet e blehet pa vonesë….
Bashkë me të, iku dhe puthja
Sublimja ma e bukur e dashnis.
Bota po kërcënohet rand’ nga zhdukja
Po marrim nga virusi, çmimin e tradhëtis’.
Nuk do t’i degjoj’ zemra puthjet
Ajo nuk do rrah’, ma me deshir’.
Mbas dere do të dëgjohen vetëm lutjet
Zot më fal, kij’ për mue pak mëshir’!
Buzët po thahen për puthjet
Gishtat s’do përgëdhelin ma gjijt’ e ndezun
Ndjenja ngadal’ po zhduket
E trupi si trung’ ka me mbetun.
Bota po rrotullohet drejt humbjes
Nese Arkimedi nuk zgjohet ta ndal’.
Ta rrotulloj dhe njiher’ në krah të kundërt
Se njerzimit ju qërruan sytë në ball’…
Nëse dashnia humb’ betëjën me jetën
Klithmat e fëmijëve, nuk do t’kenë ma shpres’!
Harrojeni se dikush mund’ t’jua thot’ t’vërtetën
Siç jua thëm unë, poeti pa interes’!
Dragusha RagipDragusha. @
4 Prill 2020
Vjenë