Buzët – Sokrat Habilaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Buzët
Unë të puthja, madje të kafshoja pak,
E ti më kukurisje në vesh me lutje.
Veçse buzët e bukura të bëra gjak,
Më ftonin mua në të tjera puthje.
Mos m’i ha buzët, më luteshe e qeshur,
Se do të duhen prapë, do të duhen ta dish!
Pas çdo kafshimi, buzët të pa ngrëna mbetur,
Unë u sulesha atyre me mall të trishtë.
…Vitet ikën, ty një tjetër frymë të ngroh,
Buzët, një tjetër t’i kafshon gjithsesi.
Mallkoj veten që s’u bëra vampir për to,
Ndërsa buzët e mia kafshoj në vetmi…
[ Sokrat Habilaj ]
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com