Dua të qëndroj , tek sytë e tu – Sulbie Shehu
DUA TË QËNDROJ
…TEK SYTË E TU..
********************
Prag muaj të i ri, po vij nga larg
Çfarë të shikoj, një qiell digjet flak
Buzë kësaj mbrëmje, sytë e tu ndriçojnë
Si yjet horizontit , largësish vezullojnë ..
Një dedikim të bukur, me përkushtim
për dashurinë lexojnë, sytë e mi
E dashur…. parajsën nuk ta premtova
shtigjeve të reja ku po shkel,
këmba jote, me hapin e lehtë
Sorkadhe je po zanë mali
parajsën e gjete vetë,
tek zemra e këtij djali
Jetën e pëlqeve vetë,
asaj rruge nga u nise
s’ta premtova unë, vetë e stolise
si kopësht me lule, plot ngjyra
Erdhe u bëre kopështarja e shpirtit tim
të çelin gonxhet e dashurisë
Apo mu çfaqe sirenë deti
dalë atij bregu shkëmbor
Nga dallgët e stuhitë su përkule
pastrove udhën jetë, nga ferrat me driza
U bëre shkak të lindin filiza
gonxhe trëndafila të rinj..
Mos erdhe si reze dielli
shpërndave retë nga qielli
shpirtit të ftohur nga mjegulla e kohës
i solle ngrohtësi
Largove retë e zeza, qiellit të ngrysur
shpirtit të lulëzonte jeta..
Je më e mira të shoh, në dynja
Vashëzo tu them mashalla..
….Dua të qëndroj , tek sytë e tu
si pikë loti i nxehtë, mos prishet moti..
O mikja e zemrës, zjarr lëshon
As ditë as natë, nuk të harron
shpirti im vetë për ty frymon..!!
Punoi për ju SULBIE .H.SHEHU.
Me 3.5.2020
Lexim të këndshëm miqt e mi