August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KRENARIA

Kur mali fshihet nën dëborë
dhe gjurmë mbi të lë njerëzia,
ndër shpella gjunjet*, nën plitharë
në gërxhe, bulkthe tërë krenaria.

Kur zbardhin majat dhe të ftojnë
një frymëmarrje ta ndash me të
ti ngjesh në torbë një okë kurajo
dhe ngjitesh shpatit, i pa zë.

Kërkon t’i flasësh, përrenjve endesh
aty ku rrënjët janë zgjatuar,
por plaku i mbështjellë nga bora
nuk di sepse është ngurtësuar.

Kuvendin hap me historinë
se me vetveten nuk gjen dot shkak
një frymë e lehtë te kaplon shpirtin
si ndër damarë te lëvrin gjak.

Fillon ta grishësh krenarinë,
i kujton luftrat dhe fitoret,
por plaku gjithsesi nuk tundet
kujtesës lënë ka gjithë shtatoret.

Me ngulm vazhdon, pushton lartësitë
ku gjurmë mbi të ka lënë njerëzia,
i tkurrur mali flirton me shpresën
nën peshën që lë krenaria..

*gjunjet-pergjunjet

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com