August 10, 2024

Më ndjek kudo fëmijëria ime – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË NDJEK KUDO FËMIJËRIA IME !

Dikush në shtigjet e jetës, më ndjek si një hije.
E ndjej ,më ndjekin kudo ,dy sy ëndërrimtarë.
Çdo ditë kur dita lind,kur drita e mëngjesit,bije.
Një zë nga shpirti më flet, je bërë djalë i mbarë!

Tani jam gjysh,me nipër si yje, s’jam më djalë.
Po zëri prapë më flet,ti mbetesh fëmijë për mua
Ka vite që më ndjek ky zë,këto të ëmbëla fjalë.
Si zilet e dhive që kullosja dikur , si uji në krua.

Isha me ty më thotë ,kur vuaje nga dashuria
Isha në dasmën tënde,në e shtratin e dashurisë
Në zërin e fëmijëve,kur ti gëzoje nga lumturia.
Isha në lotët e tu, atë ditën që ike ,prej shtëpisë.

Ik të lutem i them,s’jam më i vogël,tani eci vetë
Zëri prapë qesh,unë nga ti,nuk do iki asnjëherë.
Unë kam qënë me ty,që ditën që erdhe në jetë .
Tek ty do të qëndroj,do të ndjek si hije, si erë!

Je bërë poet ,e di,por frymëzimin unë ta dhashë
Në jetë,asnjëherë nga unë stë mungoi dashuria
Unë qava bashkë me ty ,kur lotët në sy ti pashë
Unë jam vetja jote,jam shpirti yt , jam fëmijëria!

Oh,..oh ,fëmijëria ime e largët,e bukur e vështirë
Un’ të kam në gjakun tim,në shpirt ,të kam në sy
Fëmijëria ime,veç ty stë them kurrë, lamtumirë.
Ne lindën në një ditë,një ditë do të vdesim,të dy.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com