Pranverën pres – Natasha Ilia
Pranverën pres
Dimëri zemërak
Nuk do të largohet
Shfryn me inat
Pranverës i hakrohet
Është inatci
Si burrë i rëndë
Kur vjen ai
Do ti lënë vend
Retë e zeza
Për mustaqe ka
Borën e bardhë
E ka për krevat
Ky dimër i ashpër
Është inatçi
Jashtë bën ftohtë
Jashtë bie shi
Ndjej shumë ftohtë
Jam qull edhe lagur
Gjithë ftohtësinë
Në shpinë kam mbajtur
:
Ndaj dhe jam
Zemëruar me ty
Dimër plak
Ti jep ngrohtesinë
Me zjarr në oxhak.
Dimri hundë e buzë
Iku u largua
Shpërndau retë
Toka u gjallua
Largohu o dimër
Po vjen stinë tjetër
Mblidhe edhe erën
Se po vjen pranverë
Dielli ndricon
Toka u gjelbrua
Zogu cicëron
Shpirti mu gëzua
Pranvera me lule
Fustan ka veshur
Ngjyrat e ylberit
Rip në mes
Ka ngjeshur.
Pranvera si vajzë
Bukur buzëqesh
Na dha ngrohtesinë
E lumtur mes nesh
Mbushur vendi ,lule
Lule kuqe zi
Ndaj të dua shumë
Se sjell ngrohtësi.!!