Trednafili i kuq – Floriri Z Petra
***TRËNDAFILI I KUQ***
Bregut të detit qëndron
vitet ikur larg kujton,
Rërës së thatë shkruan një flalë
kur zemra e shpirti e ndjejnë pranë..
Shkojnë ditët e jetës, sa shpejt
nuk i harrojmë…
Lenë mbresa e kujtime, shpirtit
shpesh i kujtojmë…
Janë vitet e rinisë, shkuar larg
malli çdo ditë shpirtin djeg
duke krijuar një plag…
Dashurinë e lindur në sy
nuk e përshkruan, vetëm një çast
erdhur si rastësi por një jetë e gjatë..!!
Një trëndafil i kuq, lagur nga vesa
e shoh qëndruar në këtë stinë
Më bën të derdh sot, dy pika lot
për atë zemër që u deshëm aq shumë..
Në trupin tuaj, unë shpesh jam
çdo petale luleje, aromën të ndjej
Dorën tuaj të ngrohtë, kujtoj
pas kaq vitesh larguar
si në fillim më përkëdhel..
Është pesha e mbartur, mbi shpinë
e ndjenjës dashuri
Si hije ecur rrugës,
të ndjek nga pas..!!
Vitet do të shkojnë,
ne rritemi me kohën,
në ëndra mendimesh, të shkuarës
duam me ju qas…!!
Më fal o zemër e dashuruar
me shpirtin tuaj binjak
Kur fjalët e mia vijnë, vargëzuar
s’ mundem ndryshe të shkruaj
kur ndjenjat sjell shpirtit
si në vitet e rinisë së parë..
Kujtoj vitet larguar
si plagë shpirtit qëndruar..
Ah moj dashuri e rrallë..!!
Vjen këtij mëngjesi, më zgjon mallë…
Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 6th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuara