Lave vullkani dashuria – Kozma Ziou
Lave vullkani dashuria
Qysh atehere lindi deshira
kur shigjeta preku zemer.
Kur pash mollet e arrira
kur kuptova fjalen femer.
Fllad qe rreh ne dy brigje
skisha ndjere qe kur kam lere.
Lave vullkani, brenda ” digjesh,,
qofte dimer, qofte dhe vere.
Nuk di c’emer duhet t’i ve
mos eshte kjo, vete dashuria?
S’e nderroj me as nje gje
dehet shpirti si nga magjia.
Edhe dheut, ia ndjen afshin
dhe larte qielli i davarit rete.
I thua vetmise, mire u pafshim
zemra ndahet , per dy vete.
Diell qe ndrin prane me rri
me avros si muaji gusht.
Me ngjan pekmez nga zerdeli
rrush i embel i kthyer ne musht.
Erdhe si vala tek bregu
me dashuri me mbeshtolle.
Manare ne moshe shelegu
nga tufa mua me zgjodhe.
KZA1520322