Më thuaj… – Zymer Mehani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË
THUAJ….
Më thuaj, ARBORA
Ku u fsheh dashuria?
-Eja dhe kërkoje nën qepalla t’mia!
ARBORA, më thuaj
Ku t’gjej bukuri?
-Eja dhe shikoje në k’ta sytë e mi!
Më thuaj, ARBORA
Ku është ëmbëlsia?
-Eja dhe shijoje në buzët e mia!
ARBORA, më thuaj
Ku t’gjej lumturi?
-Eja përjetoje në krahët e mi!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com