August 9, 2024

Ngrihi deshmore nje çik – Servet Xhelili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NGRIHI DESHMORE NJE çIKE!

Per ju deshmore qe rate
Dhe qe jeten tuaj falet
Per ju qe s’njohet rehat
Qe si ndat veprat nga fjalet

Ne themelet e lirise
E per lirin e ketij vendi
Rat ne lule te rinise
O lulet ne maje shkembi

Ju friken se njohet kurre
Se qete sua Luani
Ju qet zhgaba mbi flamure
Flamur i ketij Vatani

Ndaj ne sot ne kete dit
Ne çdo 5 Maji qe vjen
Nderojm ju dhe trimerit
N’zemer ju kemi perhere

Ju e bet detyren tuaj
Rinin dhe jetet i falet
Ah sikur Zoti te duaj
Ah njeher ju pse su ngjallet

Ngrihi deshmore nje çik
Te shihni se ç’behet sot
E ben Shqiperin çiflik
Si te ishte mall pa zot

Ra ne duar batakçijsh
Qe si lan as mish as kocke
Me te ndyr dhe te keqinj
Nuk ka njohur kurr kjo bot

Nje rrufe si kur te binte
Mbi plehrat e politikes
Ne kemb asnje te mos linte
Qe te gjith e brenda dites

Sa kan dashur kan grabitur
Sa kan dashur dhe kan vrare
Sa shum na kan rraskapitur
Sa larg vatrave na lane

Do vij dita qe ky popull
Te ngrihet nje here ne kembe
Qe ata t’mos gjejne strofull
Per te futur kok e kembe?

SERVET XHEL

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com