Për jetën time do shkruaj – Rifat Ismaili
PËR JETËN TIME DO SHKRUAJ
Për jetën time do thur një këngë
Do ta qendis me fill yjesh në largësi
Kujtimet nëpër fole kanë zënë vend
Si ylber ne qiell fëmijëria shndrit.
Gjithë jetën kam rendur si i marrë
Të mbledh fara drite në çdo skutë
Kam hyrë e dalë në çdo përrallë
Musht diturie thitha me ngut.
E di ,nuk isha krejt i përsosur
Here- here kam shembur ndonjë shpirt
Me një duf si hark i tendosur
Arsyet kam qëlluar pa ndjerë frikë!
Kam qenë lumë i turbullt zemërimi
Dhe rrëke mirësish dëbova në det
Po një ditë më mposhti pendimi
Si kalë i zbutur vura mend.
E pashë jetën me sytë e të tjerëve
Në zemrën e një gruaje trokita unë
Në buzët e saj rilinda në heshtje
Më vuri në prehër me një ninullë.
Ndertova ,ndërtova pareshtur
E s’jam lodhur pêr ç’ kam bërë
Mbështjellë ne nje kullë shpresash
Me dy bija që ndrisin si meteor.
Pak vargje s’ përshkruajnë një jetë
Po për mua dhe kaq mjafton.
Ju dua njerëz, po shuaj dritën
Po fle,ndryshe s’mbaron kjo këngë.
Pasmesnatë 23-10-2019