Përvëlim shpirti – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Përvëlim shpirti
*****************
Nën flakët e qirit vajtoj
Vajtoj mynxyrën
që botën sot ka zënë .
Vajtoj klithmat e agonisë
së shpirtrave ,
Në luftë përmbi jetesë .
Oh..O dhimbje e shkretë ,
O dhimbje e tmerrshme ,
Gjoksin seç ma çave.
Lamtumirë o njerëz fatkeq
Dhimbjen enigmë të këtij shekulli
mbartët me vete në dheun e ftohtë !
Sherife Malo Allko
05.05.2020
Të drejtat e autorit të rezervuar !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com