August 7, 2024

A duhet rregull e disipline…!? – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***A DUHET***
REGULL E DISIPLINË.!?

Kur jeta vjen me zhurmë
si diell me suferinë..
E rrëmben të mjerin njerinë
ngelur udhëkryqeve të botës
për një jetë më të mirë..!!

Thonë ujku kërkon mjegull
të vejë të çajë kopenë…
Rrapi shekullor shikon rezet e diellit
llastarët e rinj, të kapin qiellin
degët më lart ti çojë, të bëjnë kurorë..
Pjergulla e hasdisur, rritur në shtëpi
si hardhia kërkon, kangjella e avlli
për të shtrirë llastarë,
prodhimin e parë, për të marrë…
Fëmijve të sotëm, sapo lindin
ju duhet nga prindërit,
më tepër kujdes e përkushtim
Sapo hapin sytë ju kërkojnë
Celularë apo tablet
botën ta shohin me internet..
Pleqve ngelur vetëm në shtëpi
lënë nga fëmijët ikur në kurbet
Ju duhet pak dashuri dhe hyzmet
një fjalë e ëmbël ti ngushëllojë
nga streset e jetës, shpirtin tu çlirojë..
Në udhën jetë nuk ecet
pa rregull e disiplinë
në shtegun më të shkurtër, të shkosh
do harrosh shtëpinë…
Duke ecur si kalimtarë,
në rrugëtimin jetë, pa fund
Takojmë njerëz të rinj,
na bëhen miq të vërtetë..
Duhet të dhurojmë tek të tjerë
Respekt e sinqeritet
miqësia do vazhdojë për jetë..
Nëna na lindi nga një dashuri
në këtë jetë, erdhëm vetë
Çdo kujt i takon të gjejë
njerëz me shpirt binjak
Jetën ta gëzojmë sa më gjatë..
Por në dashuri duhet mirëkuptim
të rruajmë rregull e disiplinë
të mos bëhemi si këmbët e dhis’
Sinqeriteti lind besimin,
sjellja e mirë e fiton një zemër,
kur ndjehet e dashuruar
jetën në bashkësi për ta jetuar..
Vetëm poetët këtë binom,
nuk e ruajnë,
Kur vargjet e lira, erdhur me muzë
me nota shpirti krijojnë
i lenë në formë të çregullta
Njerzit duke i lexuar,
më mirë ti kuptojnë…!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 7th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com