Asnjë ditë – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ASNJË DITË
Nuk u takuan ëndrrat
Në asnjë varg
Unë bëj pikturën në atelie
Me stilolsps ngjyrë kafe
Portreti i saj është i paqartë
Me vija lakore labile nëpër sy
Në asnjë fjalë s’i lidh shkronjat
Se nuk e zotëron dhimbjen buzëqeshjen
Ka njëqind vjet kur është futur
Në karantinën e shpirtit heshtur flet
Shpesh e harron vetveten
Mbi lumin e trazuar të stinëve
Asnjë ditë s’u takuan ëndrrat…
Oslo, më 8.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com