Gri – Dhimitri Jani Kokaveshi
GRI.
Hijet…? Gri reflektonin
dhe na mbulonin
gurët…! Si ne, të heshtura
rrjeshtohen
mendimeve, derdhemi
përplasjeve
të mbytura, mbeten
hijet tona…?!
Të ftohta, të gurrtën
konkurojnë
netët e gjithësisë?!
Sa pak dritë, sa shumë hije
errësrash
na mbulojnë, burimin dritë:
Metodave
asfiksuese, sofistikuese
më fshehin
dritës, përballur rëndin
të zbehin!
Furinë e saj, dhunojnë
mbi noancat
e tyre paraqiten si ëngjëj
si shënjtor
zbukuruesit e mashtrimit!…
Në imazhet
e burimeve na ndrydhin
dhe rendin
në trupin e cfilitur të
ndëshkuarit
e dritës dhe sot, drita…?
Merr ngjyrat
e zbehtësisë të paditurit!
Në lëshojnë
errësirave rritur në
krenaritë
e padijes na dhurohen
si shkrimet
e mjeruara dhe të pazbërthyera
përseritjeve
stërmunduese derdheshin!
Vendosjet
e pakuptimta, gërmave
përzihet
analfabetizmi i tyre
zbërthehet
brinjëve, mes fletëve të
fletores
drejtëshkrimi, mjeran!…
Analfabetit
përmbysur e gjej, cituar
mohimesh
sa shumë… i ndjej!…
Të braktisur
të fyer normave të progresit
na vijnë
“si një stuhi” karakteri
përvojës dhe
motivit të tyre frenues!
Nuk do t’ mbaj
mundimet?! Tmerojnë
padijes
gërryese shpirtit dhe
ikonën e tyre
mjerane, ua njoh…!
Hijet dhe
errësirat gjejnë të përplasen dhe
thyhen
si guri, ngrijnë dhe ngrinim
gurit…?
Ngrinim, si sfidat në rikthim
jete dhe jeta…?
Rritet, mbi mllef, tretet
guri…! Amorf
spikat mes gdhëndjeve
në përpunim
daltash
mbartur në mjeshtëri hijesh
lëvizin…!
Shpirtin e tyre të pasubstanctë
amorfitetit të tyre
kaotik…! Nuk jetoj.
Dhjk07-05-2020