August 10, 2024

Labëri për ato djepe – Servet Xhelili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LABERI PER ATO DJEPE

Laberi moj zonj e rende,

Zonj me histori te madhe,

S’besoj se gjen nje pellembe,

Qe ti shpetoj kesaj fjale.

E madhe ne gjeografi,

E tille dhe ne territor,

Po kaq shum,ne histori,

Po kaq shum,dhe ne folklor,

Ne at pjes te Shqiperise,

Ku te ka vendosur Zoti,

Mban peshen e historis,

Mba ne zemer flak baroti.

Shqipëria,te besoi,

Te la ne duar lavdine,

Dhe vet koha e tregoi,

Ne ter luftrat per lirine.

Ti s’dite ta ulje koken,

S’dite,ç’ish vdekja e frika,

Ti Laberi habite boten,

Me djemt e tu si petrita,

Po ti Laberia ime,

S’qe lindur vetem per pushke,

Ty ta prêt per ligjerime,

Per kenge,sofer e buke,

Ah per polifonin tende,

Balsami i shpirtrave tane,

Ilaçi qe s’mund te gjendet,

Te kerkosh ne gjith dynjane.

Ti ka dhen Zoti me dore,

Dhe kur ti dha s’u kursye,

Te vuri malet kurore,

Lumenj per tu lar e lyer.

Dallon mbi shume te tjera,

Ti moj Laberia ime,

Se fryn e t’perkedhel era,

Te freskojn ato burime.

Laberia me terbjete,

Me ato zakone shume,

E lindur per keng e bejte,

Per pushke,libra dhe gune.

Lindur e rritur ne male,

Se pate rrugen te shtruar,

Ece ne shtigje sorkadhesh,

Si ne rrug te asfaltuar.

Malet i ule ne toke,

Per te mbjell miser e grure,

Je mbajtur me djem te zot,

Ndaj ke sot gjith ate nur.

Laberi shtroje konak,

Prisje e percillje shume,

Me ate çik edhe pak

Nuk lerje njeri ne mbudhe.

Bes e fjale dhe burreri,

Kan qen vyrtytet e tua,

Lindn ato kur linde ti,

Bashk u bet mish e thua.

Zoti te ka falur shume,

Si ne prralla ato vende,

Parajse do thoja une,

Per kete bukurin tende.

Lus Zotin keshtu te jesh,

Laberi e bukur harte

Nder e krenari te kesh,

O djepi ku hodhem shtat.

Lus Zotin qe brezat sot,

Te ecin ne ato gjurme,

Mos ta len te shkoje kot,

Ai gjak,dhe ajo pune.

Te mbajme te gjalle besen,

Te mbajme sofren te shtruar,

Te mbajme me kemb qendresen,

Ta mbajme dhe labçen krua.

Te mbajme gjuh e flamure,

Kudo edhe neper bote,

Dhe te mos harrojme kurre,

Rrenjet tona mbi kte toke.

Te mos i harrojme djepet,

As nenat mbi kokat tona,

Vuajtet e tyre,sikletet,

Neper ato net te vona.

Te mos harrojme vellezerit,

Te vijm,e ti mbajme gjalle,

Se ne kto koh,e ne kto dite,

S’jan me,siç kan qen me pare.

Jan çare,perçar e ndare,

Per gjerdhe e per perralle,

Po vret vellai vellane

Per tok,e per pyll ne male.

Le te mendojme nje çike,

Se s’do marrim gje me vete,

Dhe kur te ikim nje dite,

Te gjitha ketu do mbeten.

S’behet hash gjaku per gjerdhe,

Per hunj,apo metra toke,

As per sinor,e per ledhe,

As per turp te kesaj bote.

SERVET XHELIL

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com