Luftërat – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LUFTERAT
I dashur,
u ndez një luftë tjetër, një tjetër betejë
hiri mbulon c’kishte mbetur.
Ka flakë, ka tym, ka dhimbje
për c’ka midis nesh s’ishte tretur.
U ndez një luftë tjetër, një tjetër betejë
dhe dritat u shuan, u mekën
shkëndija kanë ngelur ndër sy
dhe kujtimet e ëmbla q’u stepën.
U ndez një tjetër luftë, një betejë
rrënimi mbretëron si Zot
tërhiqem dhe armët dorëzoj
si ushtarë që gjak nuk sheh dot.
Po, po, dorëzohem i dashur
mes nesh fitoret s’kanë cmim
por tymra, rrënoja e dhimbje
dhe caste qe ikin pa kthim…
#suzanaalimani2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com