August 4, 2024

Per gjyshen – Tatjana Haris Haskaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Per gjyshen

Kur pushimet fillonin ne vere
Mezi prisja tek ty te vija
Ti s’prisje te trokisja ne dere
Po dilje perpara tek avllia

Me kujtohet kur delet blegerinin
Kur nje nga nje i milnim ne shtruge
Qumeshtin e kulluar e zjenim
Dhe une haja ajken me luge

Ti me shamin e bardhe si bora
Dybekun rrihje cdo mengjes
Dhe une ta merrja nga dora
Se doja pak gjalp me vese

Kur zjarri kerciste ne oxhak
Dhe patatet piqeshin ne prush
Faqet me beheshin flake
E papritmas ti me puthje ne gush

Me kujtohet kur bridhja baceve
E mblidhja kollovizha jeshil
Gjinkallat qeshnin , jo s’kendonin
Kur rrokullisesha mbi bar e terfil

E une beja sikur isha vrare
Tek meni i kuq te avllia
Ti vije shpejt e shqetesuar
Dhe kjo ish nje nga lojrat e mia

Mezi prisja te mbaroja shkollen
Pa ditur se ne shkolle prap vija
Aty ku u mbrujta me esencialen
Aty ku pasuri ish dashuria …

Nga Tatjana Haris Haskaj
07/09/2019
📷
— në London, United Kingdom

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com