August 9, 2024

Ah,more bir-ë..! – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ah,more bir-ë..!

Kemi mbetur biro,dy kërma,dy pleq.
Digjemi vetmis,trishtimin grijmë me dhallë.
Kërkëllijnë kockat,na dhëmb ashti për dreq.
Na iku pjella biro e po shihemi më rrallë.
*
Ç’është kjo jetë mizore,jetë koti?!
S’po na do as dielli,rri larg e si lugat.
Mbanë sytë mbyllur,s’po na sheh as zoti.
Të lodhur ditës,shkojmë n’gjumë,që me pulat.
*
E di biro,që trupi na dhëmb nga skorbuti..?!
Vuajmë si marinarët,që antidotin se kan gjetur.
S’i fukaraj dhe zejini,njëlloj shkojnë te tabuti.
Prandaj si sot,si nesër,e shijoni jetën s’i t’ë etur!
*
Në këtë planet jetojmē,s’bëjmë dot ndryshe.
Dhe s’di biro kush na mallkoj vallë..?!
Në folet e braktisur,nuk ka m’ë dallëndyshe.
Na harroj pjella,s’po pyet në jemi gjallë..?!
*
Me ne i kalojnë orët,trishtimi e dallaverja.
Kënduam e kërcyem,vloj ahengu,sipas qefit.
Kush iku ì kënaqur,djersëgrisur nga kanatjerja
N’purgator e vazhdoj ahengun,duke i rënë defit!..

.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com