August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Asgjë e re !

S’është diçka e re ndarja,
vrasja plagosja a fjala e rëndë.
E tmerrshme është ndarja së gjalli,
kur jeton në të njëjtin vend…

As ndarja në çifte s’është e re,
në kohët e sotme ndodhin përditë.
E tmerrshme është ku s’di nga t’vje,
e mallkon zotat e perenditë.

Kot pra vuajmë të pakënaqur,
asgjë të Re s’ka në këtë botë.
Vijmë kërthi xhveshur e zbathur,
ikim si delja që kurrë s’u ngopë..!

Miku Artit
Shkodër.07.05.’20.
Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com