Aty… – Enver Reka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ATY…
Fjalën për ty si ta bëj të bukur,
E ëmbël e leht’ si flutur
Për ty pyes dhe poet,
për ty kur shkruaj, qielli hapet vet
s’ka nevoj’ ti lutem.
lëshon zemrën leht’
nuk më lën të përp’lihem,
të përv’lohem
t’ shkruaj herezi shpirti,
nga zemra jote t’ dënohem
me një përqafim ,
nëse nuk është i madh’ t’jet’ edhe i vogël,
për mua është gjë e madhe
vall’zim’ do jetë me ty edhe me sorkadhe .
Fjalën do kërkoj ,nuk dot’ ndaloj’,
As edhe në gjumë kur për ty ënd’roj’.
Në fundë të oqeanit me buzën tënde notoj,
nuk m’hargjohet epshi se ti më mban’ me ajrin,
aty do ndërtojmë shtëpin’
në skajin tjetër varrin .
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com