Do të jetoj përsëri – Ymrije Beqiri
DO TË JETOJ PËRSËRI
Poezi nga Ymrije Beqiri
VUSHTRI
A jetohet mes jetës e vdekjes
Në këto ditë të trishta, si në ditë zie
Paska qenë periudhe e e heqjes
Mbyllur në kafazë prej kësaj pandemie
A jetohet mes jetës dhe vdekjes
As i vdekur dhe as i gjallë
E çfarë ngushëllimi mundet t’i jap vehtes
Më ndihmoni të takojë ndonjë fjalë të rrallë
Qyteti i heshtur, damarë , që nuk qarkullojnë gjak
Sikur në shkretëtira është tretur
Zemra njerëzish nga malli fjetur
të dalin, të shetisin, ti bien qytetur rreth e qark…
A jetohet as i gjallë dhe as i vdekur
Shëndruar në qënie që vetëm frymë merr
Dhe nga malli për prind e fëmijë tretur
Më ngjanë qyteti si një arkivol
Mbushur me njërëz të heshtur
S’e di a jam në të gjallin a të vdekurin rol
Unë dhe qyteti dukemi të vdekur vërtetë.
Por dua të jetoj dhe,mes vdekjes
Si tmerri pa fund që të tmerron
I nënshtrohem fatit, por dhe shpresës e bindjes
Se kjo pandemi vdekje do kalon.
E prap do punojm e gëzohemi
Atëherë do gumëzhijë qyteti
Damarët do qarkullojnë njerezi
Do të vi jeta më e ëmbël se shërbeti
dhe unë do jetoj,përsëri do jetoi!.
Ymrije Beqiri