August 4, 2024

Ëndrra Magjike – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ëndrra Magjike
****************
Ehhhh këto puthjet e para mbeten
të gdhendura në hojëzat e shpirtit .
Endërruar buzët si petale trëndafili ,
të miat buzë qē puthin me afsh
Puthin buzet e etura tē tuat .
**
Më merr,mē rrëmbe në krahë e tu
Më rretullo lart deri sa mend t’më merren
Mos e ler shpirtin tim,gjysëm hëne të tretet
Plotësoje me dashurinë e zjarrtë tënden.
**
Përqafomë fort,sa frymē të mos marrë .
Mos më lësho ,në pendim të bie .
Shpirtin tim mos e lërë të digjet e vagëllohet
Të ëmblën dashuri në zemrën time shkrije.
**
Në agimin e mëndafshtë mora puthjen e parë .
Të ngrohtët trupa dridhen tek mendojnë
për zemrën që do të bartin tërë ditën .
Ëndrra magjike .

Sherife Malo Allko
Albania -Tirana
09.05.2020
Të drejtat e autorit të rezervuar !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com