Hënëzo….vashëzo…! – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
( Marrë nga libri “ E Larë Me Yjet”)
HËNËZO… VASHËZO…!
Lëre të qetë hënën
në vezullimin pak ndryshe sonte…
Mos më shtyj!
Hatërmbetura ajo
me kokën mënjanë loton
e lënduar, e malluar, e trishtë…
Gërsheta shpleksura hëne…
Afromë!!
Si t’i fshihet Venusit
kur loti i saj rrëshqet
mbi faqet e tij?
Shtrëngomë!!
Sa të mbeten brenda teje
qirinjtë ndezurit yje
në drithërimë shpirtrash
marrëzisht të dashuruar
Hënëzo….vashëzo…!
Angli
30 – 9 – 2018
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com