Kater motrat – Fatime Kalimashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KATËR MOTRAT
Pranvera stinë e bukur ngjyrë jeshile
E gëzimit dhe gjallërisë
Dallëndyshet me vrap shtegtojnë
Për zogjtë e tyre folenë ndërtojnë
Vera është diell me rreze
Që nga lindja në perëndim
Aty ku zemrat dashurojnë
Vetëm dashuri dhurojnë
Vjeshta është stinë e çdo ëndrre
Shiu që bie si këngë me melodi
Dhe dashuria fillon me përqafime
Mbaron me puthje dhe ledhatime
Dimri i bukur veshur në të bardha
Si në ëndërr me borën u dashuruan
Bashkë me dashuritë që kur i filluan
Të gjitha së bashku në një vit mbaruan
Nga Fatime Kalimashi
Kjo poezi u shkrua ekstra për Xheva Salihaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com