Më hyre në zemër – Jan A Kosova
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Më hyre në zemër
Prej se unë ty të kam takuar, qysh ditën e parë
Më hyre në zemër,aty përgjithmonë ke mbetur
Të mirë e të keqe të jetës bashkë i kemi ndarë
Kemi ndarë dashurinë që kurr nuk është tretur
E edhe sot më dridhet dora kur për ty shkruaj
Ani pse unë vargje të panumërta kam shkruar
Dhe dekadat varg po bëhën larg në dhe të huaj
Por dashuria e zemrës kurrë nuk ka ndryshuar
Dhe do të vijë dita kur më s’kam për të shkruar
Por çdo varg që e shkrova në shpirt do mbetet
Me kalimin e kohës gjithçka do ketë ndryshuar
Por jo edhe dashuria për ty, ajo kurrë nuk tretet
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com