Pa fjalë – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PA FJALË
Çdo qytet
Ka kodin e vet të hyrjes
Portën e mallit
Ku puthën pëllumbat e qiellit
Librat e palexuara
Ëndrrat e poetëve boemë
Syrin e vashës flokëderdhur
Ishullin e ëndrrave flokëgjatë
Çdo qytet mban mbi qafë
Gurin e rëndë të Sizifit
Oslo, më 8.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com