Për ditëlindjen tënde nënë – Fatime Kalimashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PËR DITËLINDJEN TËNDE NËNË
Për ditëlindjen tënde nënë
Fillova disa vargje t’i shkruaj
Nga malli që për ty e ndjeva
Por edhe më shumë u mallëngjeva
Ca pika loti derdha mbi letër
Bashkë me disa përqafime për ty
Të shtrëngova shumë nga malli o nënë
Ah! Sikur të të kisha afër e shtrenjta ime
Largësia na ndau larg me kilometra
Edhe pse me shpirt e zemër jemi bashkë
Nga malli të ndjej shumë afër me milimetra
Por s’mund të të përqafoj se je shumë larg
Ne fëmijët e tu me sy të përlotur
Ndihemi jetim shumë të vetmuar
Ty ta kam borxh jetën o nëna ime
Pasi u bëra prind këtë e kam kuptuar
Fatime Kalimashi
6.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com