August 9, 2024

Qani ju shkëmbej e shkrepa – Zihni Ndregjoni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QANI JU SHKËMBEJ E SHKREPA…!!

( KUSHTUAR ,ingj.HAKI KOLËS.)

Lotët ende pa shteruar.
Ty natyr jam ,tuj të treguar.!

Natyrë moj.
Këto ditë,lotët lëshoj.!
Bëj krua e përrua.
Lëshoj në viset e tua.!
Ti shoh ahu edhe pisha.
Edhe lulja ta marr vesh.
Miku yt,s’është më mes nesh.!

Le të dalë edhe qyqja.
E, të qajë përbi një gurë.!
Ta dëgjojë pylli e bjeshka.
Se ka vdek ,ma i miri burrë.!
Le të qajë pisha shtatë gjat.
Ishin miq.
Le të qajnë, ditë e natë.!

Ah natyr moj e mir.
Të ka ikur , ma i miri bir.!
Të ka ik ai që të deshi.
Të bëhesh zonjë,mëngët përveshi.!
Një jetë ty tu përkushtua.
Nuk e trembi, kurrë rrebeshi.!
Ty natyr ,gjithmon të qeshi.!

Derdhi ti ata lot.
Per këtë bir,që të deshi fort.!
Jepja një mijë e një urata.
Ço bilbilin ti këndoje.
Këngë bjeshke,këngë mali.
Këngë për ty.
Atë për ty,ka për ta këputur malli…!!

Qani ju shkëmbej e shkrepa.
Se u nda , më i miri nga jeta.!
Qani ju bjeshkë e pyje.
Lutuni t’shkojë të rrijë me yje.!
Atij si yll i kishte hije.!
Qani ju miq e shok të ti.
U ndamë me të mirin Haki….!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com