Strofa të shkruara nëpër vite… – Dhimiter Nica
Strofa të shkruara nëpër vite…
PA EMËR
Këto vargje i lexoni pa emër
pa emër shijojini dhe pa autor,
nëse ju çekin sadopak në zemër
atëherë s’ duhet emër, s’ kërkohet pinjoll!
DIÇKA NDRYSHE…
Kam vite që kam mbushur pesëdhjetë!
Në udhët e botës, me kushtet e botës…
Por edhe kaq do të vete patjetër,
s’më kanë lenë ende mendtë e kokës,
shpirti ruan thellë emrin e vjetër,
short qenka jeta, llotari, bela,
mua do t’më gjeni kudo nëpër letër,
të fortë si një lis, të rëndë si një tra!
TRE UNIVERSE
Nënë, atdhe, dije.
Tre universe,
Ku gjejmë rreze lumturie!
KRAHËT
Unë të pres me krahë të hapur
dhe kur jam në gjumë,
krahët e dinë që ti do të vish,
ndaj hapen më shumë…
GABIMET E BUKURA
Gabimisht ne s’ishim aty kur duhet të ishim,
gabimisht edhe pa ne gjërat shkuan si në vaj,
ndonjëherë, në vend t’i ndreqim gjërat i prishim,
ndonjëherë, më mirë që s’jemi aty, ku digjemi kollaj!
ZBRAZËTI
Bosh nga lart, bosh edhe nga poshtë,
bosh gjithë andej, bosh edhe këtu…
Ca re të ngarkuara në horizont,
qenkan vonuar e nxitojnë për diku…
Pas – pak do zbrazin shtatzaninë e tyre
dhe toka do dergjet lart përmbi gju!
MOLLA
Adami e kafshoi mollën atë natë,
(nuk duroi dot, hapi punë ky i uruar!)
Në fakt sot është dhe quhet mëkat,
po ta lësh mollën çdo ditë pa kafshuar!
QERPIKËT
Qerpikët janë gardhi i oqeanëve njerëzor,
brenda tyre mbretërojnë Atllantik e Paqësor!
KUR HYJË TE TI
Ashtu siç hyn lumi në det
e derdhet gjithnjë pambarim,
unë hyjë te ti ëmbël e lehtë
e mbetem disa orë në harrim!
PUTHJE
Vjosa puth tej e tej brigjet,
dielli puth herët majën e malit,
hëna puth yjet e pastaj fshihet…
Ti me magjinë tënde,
puth e ndez hiret e djalit!
Memaliaj,1987.
ATDHEU
Atdheu e ka të rëndë pëllëmbën,
e ka të rëndë si guri…, si shkëmbi!
Atdheu është vazhdimi i babait me nënën,
është mali i lartë, që s’ luan kurrë nga vendi !
MERAK…
U ngrita pa pritur në mesnatë!
Qetësi rrënqethëse…
E vetmja zhurmë,
frymëmarrja jote, tik-tak !
BOTA IME
Unë nuk bindem nga sytë e bukur,
as nga flokët e verdhë ngjyer në hënë,
sapo thitha mjaltin nga cepat e buzëve,
thashë… kjo qenka bota ime e tërë!
VJEDHJE
Tani në pranverë
të gjitha aromat
janë vjedhur
nga vajzat e bukura,
që shohin sytë e mi!
DASHURIA
Kur ti ndodhesh pranë meje në krevat,
zemra dhe trupi më ngjizin lumturinë!
Të gjitha mrekullitë po më vijnë dhuratë,
trupat japin e marrin me dëshirë!
Ah, sikur kjo natë,
të mos kishte të gdhirë!
MARRAMENDJE
Kofshët e tua
të rrumbullta, të rrumbullta,
deri lart në rrëzë,
aty ku
ka bër fole Perëndia…
Vise të virgjëra, të ç’virgjëra,
nuk di përse,
marrin mendtë e mia!
KËMBËT
Sonte ti nuk doje të bënim dashuri!
Të paktën,unë hodha këmbën mbi tënden…
U puthën gishtat,puplat,kofshët…
Vërtet gjithë natën nuk ndjem gjë unë e ti,
por këmbët u rrekën dhe i nxuarën zinë botës…
NDJENJA
Dora rrëshqiste lehtë mbi lëkurën e saj,
unë nga fërkimi u shndërrova mornica…
Një ndjenjë e thellë më digjte si vaj
e rridhte drejt fundit, ndoshta po vdisja!
PABESITË E HËNËS…
Hëna mos ju duket kaq magjistare,
sa shumë poet ka marrë më qafë!
Kur të jep fjalën se po vjen në dritare,
me një yll po bën dashuri atje lart…!
BUKURIA
Ajo qe aq e bukur,
sa krehëri qe i padenjë
për ta rregulluar.
Aq sa edhe kukullave në vitrinë,
u vinte frikë për ta shikuar!
Natyra dhe Afërdita,
aty ishin njësuar…
Fati i ra poetit,
për ta shijuar…!
HËNË E PJEKUR
Hënë e pjekur,
varur në degë…
Po pret,
t’i prishin virgjërinë!
SHIU
Shiu binte pikë-pikë,
mbi syprinën e tullës sime…
Tulla shuante etjen për kripë
dhe floku i ri, fije-fije mbinte!
HYMNI EROTIK
Sa rrallë,
po i puthim të dashurat,
sa rrallë,
ato presin puthjet tona,
natyrisht të mbeten gjallë!
Sa rrallë,
po na puthin të dashurat,
sa rrallë,
ne presim puthjet e tyre,
natyrisht të mbetemi gjallë!
Dhimiter Nica